×
  • Lajme
  • Lajme / Reagimi

    Moslejimi i pjesëmarrjes së Thaçit në varrim, Musliu: Akt i turpshëm, koha që Kuvedi ta zhbëjë Gjykatën Speciale

    Reporteri
    18 Mars 2025 | 10:22

    Ganimete Musliu e PDK-së i ka quajtur “Dhomat e Politizuara”, Dhomat e Specializuara në Hagë, për shkak se ish-presidentit Hashim Thaçi nuk iu lejua të marrë pjesë për sot në varrimin e babait të tij, Haxhi Thaçi, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Sipas Musliut, një gjë e tillë s’është drejtësi, por një akt i turpshëm.

    “Vendimi për mos ta sjellur Presidentin në varrim të babait të tij është edhe një provë shtesë se kjo gjykatë e turpit tonë kolektiv po abuzon me çdo vlerë njerëzore”, shkruan mes tjerash Musliu në Facebook.

    Postimi i plotë:

    DHOMAT E POLITIZUARA të Kosovës në Hagë, edhe njëherë po demonstron forcën në vend të drejtësisë duke e penguar djalin të marrë pjesë në varrimin e babait të vet. Kjo nuk është drejtësi, ky është një akt i turpshëm që dëshmon se sa larg mund të shkojë kjo gjykatë e cila po e turpëron drejrësinë në thelbin e saj.

    Vendimi për mos ta sjellur Presidentin në varrim të babait të tij është edhe një provë shtesë se kjo gjykatë e turpit tonë kolektiv po abuzon me çdo vlerë njerëzore.

    Asnjë gjykatë dhe asnjë gjykatës i shitur për interesa puro politike nuk do t’ia dali të përbaltë çlirimtarët e kësaj toke. Krenaria jonë do ta sfidon çdo prepotencë ndërkombëtare të kamufluar nën petkun e drejrësisë.

    Ka ardhë koha që organi që e bëri te mundur këtë fars të drejtësisë nderkombëtare, ta ç’bëjë! Jemi me Ty, President! Zoti ta shtoftë durimin dhe të dhuroftë forcën për të përballuar dhimbjen për humbjen e babait tënd. Qendro stoik siç ke qendruar gjithmonë”, ka shkruar Musliu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!