×
  • Lajme
  • Lajme / Hagë

    Specialja: S’ka kërkesë as vendim për Thaçin që të jetë prezent në varrimin e babait

    Reporteri
    18 Mars 2025 | 12:16

    Dhomat e Specializuara të Kosovës thënë se aktualisht s’ka as kërkesë publike e as vendim publik të ndonjë gjyqtari lidhur me lirimin e mundshëm të ish-presidentit Hashim Thaçi për të marrë pjesë sot në ceremoninë e varrimit të babit të tij në Burojë të Skenderajt.

    Specialja në një përgjigje ka thënë se i publikon të gjitha dokumentet publike në faqen e Gjykatës.

    “Të gjitha dokumentet publike, përfshirë parashtrimet prej Mbrojtjes si dhe vendimet e gjykatësve, janë të publikuara në faqen e internetit të DHSK-së. Aktualisht, nuk ka asnjë kërkesë apo vendim publik lidhur me këtë çështje. Korniza ligjore e Dhomave të Specializuara të Kosovës u mundëson personave në paraburgim që të bëjnë kërkesa tek gjykatësit kompetent kur ka arsye bindëse humanitare. Deri më tani, DHSK-ja ka menaxhuar 13 vizita nën mbikëqyrje në Kosovë për të paraburgosurit”, thanë ata në përgjigje.

    Haxhi Thaçi vdiq të dielën, vetëm katër ditë pasi , Gjykata Speciale në Hagë i dha leje ish-presidentit Thaçi dhe erdhi në Kosovë për ta vizituar babanë e tij në gjendje të rënduar shëndetësore.

    Gjykata kishte refuzuar disa herë kërkesat e Thaçit për të vizituar babanë në spital, por më 13 mars u dha leja, ndërsa Thaçi u prit me thirrjet “UÇK, UÇK” dhe “O Hashim, o hero, krejt Kosovën këtu e ke”.

    Pasi ka përfunduar vizitën te babai i tij, Hashim Thaçi është kthyer në Hagë, ku po gjykohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit bashkë me ish-eprorët e tjerë të UÇK-së, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!