Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq njoftuar në “X” se kërkesa e ish-presidentit për të marrë pjesë në varrim është dorëzuar që dje para orës 14:00.
Ai ka sqaruar se Thaçi nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e sotme dhe nuk ka dhënë më komente tjera mbi këtë çështje.
“Kam marrë shumë pyetje mediatike sot në lidhje me një deklaratë të Dhomave të Specializuara sot në mëngjes duke sugjeruar që klienti im, Hashim Thaçi, nuk ka bërë asnjë kërkesë për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij”.
“Për të korrigjuar regjistrimin: Z. Thaçi ka bërë kërkesë dje para orës 14:00 për të marrë pjesë në varrimin e sotëm. Zoti Thaçi nuk do të marrë pjesë në varrimin e sotëm. Nuk do të kem asnjë koment të mëtejshëm për momentin”, ka shkruar avokati i Thaçit në X.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.