×
  • Lajme
  • Lajme / Foto/Video

    Qytetarë të shumtë në Burojë për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të Thaçit

    Reporteri
    18 Mars 2025 | 14:58

    Një numër i madh i qytetarëve janë mbledhur për varrimin e babait të Hashim Thaçit, Haxhi Thaçit për t’i dhënë lamtumirët e fundit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Qytetarët nga të gjitha qytetet po marrin pjesë në varrimin e Haxhi Thaçit.

    Pjesë e këtij varrimi nuk do të jetë djali i tij, ish-presidenti Hashim Thaçi i cili ndodhet në Hagë.

    Avokati i këtij të fundit ka bërë të ditur se kërkesa për pjesëmarrje në varrim është bërë qysh dje para orës 14:00, por s’është miratuar.

    Ndërsa, sot paradite nga Dhomat e Specializuara në Hagë thanë se s’kanë pranuar një kërkesë publike për këtë.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!