Kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoglu, është arrestuar në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në kuadër të një hetimi për korrupsion.
Sipas raporteve të mediave turke, Imamoglu akuzohet gjithashtu për drejtimin e një grupi kriminal, manipulim në tenderë dhe dhënie ndihme ndaj një organizate terroriste.
Një numër i madh policish rrethuan shtëpinë e Imamoglu, para se ta ndalonin atë. Këshilltari i tij për media, Murat Ongun, konfirmoi ndalimin, por nuk dha detaje mbi arsyet e arrestimit.
Imamoglu reagoi në rrjetin social X, duke shkruar se qindra oficerë policie ishin përpara shtëpisë së tij, duke shtuar se ai nuk do të dorëzohej dhe do të vazhdonte të qëndronte i fortë përballë këtij presioni.
Përveç arrestimit të Imamoglu, autoritetet turke kanë urdhëruar arrestimin e rreth 100 të dyshuarve të tjerë, përfshirë gazetarë dhe biznesmenë, në kuadër të të njëjtit hetim për korrupsion.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.