Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në zyren e tij, ambsadorin e Francës në Kosovë, Oliver Guerot, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Në njoftimin e ZKM-së thuhet se Kurti dhe Guerot biseduan për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë këtu zgjedhjet e 9 shkurtit.
Njoftimi:
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot gjatë ditës takoi Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.
Bashkë diskutuan për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë procesin zgjedhor të 9 shkurtit, për marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Francë, mundësitë për thellimin e mëtejmë të tyre në fushën diplomatike, ekonomike e kulturore, dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve qeveritare dhe ambasadës franceze në Kosovë.
Kryeministri falënderoi ambasadorin Guérot për mbështetjen e vazhdueshme të Francës ndaj Kosovës dhe angazhimin e ambasadës franceze në Kosovë.