Në Blagoevgrad u mbajt një ceremoni zyrtare për dërgimin e një kontingjenti të Komandës së Brigadës së Tretë, e cila do të merr pjesë në Forcën Rezervë Operacionale të Forcës Stabilizuese të NATO-s në Kosovë.
Priftërinjtë shërbyen me lutje solemne për shëndet dhe kthim të suksesshëm nga misioni, ndërsa fjalimet u mbajtën nga kryetari i komunës së Blagoevgradit Metodi Bajkushev dhe guvernatori i rajonit të Blagoevgradit, Georgi Dinev.
Ushtria bullgare kontribuon në sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, tha gjatë ceremonisë shefi i mbrojtjes admirali Emil Eftimov.
Ai vuri në dukje se 120 persona do të dërgohen nga Komanda e Brigadës së Tretë të Blagoevgradit në zonën e misionit për të paktën tre muaj.
“Jam i kënaqur me përgatitjen dhe gatishmërinë. Urdhri ka ardhur të premten, të mërkurën tashmë po i dërgojmë, që do të thotë se certifikatat që kanë kaluar më herët dhe gatishmëria që e ruajnë kanë qenë në nivelin e duhur dhe ne mund të reagojmë brenda afateve të përcaktuara”, ka theksuar Eftimov.
Ai falënderoi zëvendëskomandantin e Forcave Tokësore dhe Komandantin e Komandës së Brigadës së Tretë në Blagoevgrad.
“Është hera e parë që marr pjesë në një mision të tillë, nuk kam asnjë shqetësim, ndihem mirë e përgatitur dhe e motivuar”, tha Anelia Petrova nga Komanda e Brigadës së Tretë.
Ceremonia u mbyll me një marshim të personelit ushtarak, raporton BTA.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.