×
  • Lajme
  • Lajme / Elhami Tahiraga

    Pas 26 vitesh, identifikohen eshtrat e një personi të zhdukur në luftë, njoftohet familja nga Rahoveci

    Reporteri
    19 Mars 2025 | 15:52

    Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se është bërë identifikimi i mbetjeve mortore të Elhami (Qamil) Tahiraga nga Rahoveci, pas 26 vjetësh.

    Ai figuronte në Listën e Personave të Zhdukur që nga periudha e luftës në Kosovë.

    Njoftimi i plotë:

    Pas 26 vitesh, falë identifikimit të kryer me metodën shkencore të ADN-së, është bërë e mundur identifikimi i mbetjeve mortore (eshtrave) të Elhami (Qamil) Tahiraga nga Rahoveci, i cili figuronte në Listën e Personave të Zhdukur që nga periudha e luftës në Kosovë.

    Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, së bashku me Institutin e Mjekësisë Ligjore, ka informuar zyrtarisht familjen Tahiraga mbi rezultatet e procesit të identifikimit.

    Me këtë rast, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur shpreh solidaritet dhe mbështetje të sinqertë familjes Tahiraga, duke shpresuar që ky identifikim t’u sjellë sadopak lehtësim pas një pritjeje të gjatë e të dhimbshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!