Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe homologu i tij ukrainas, Volodymir Zelensky kanë zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike e cila ka zgjatur rreth një orë.
Detaje rreth bisedës i ka dhënë vetë Presidenti Trump në rrjetin “Truth Social”, ku theksoi se pati një bisedë të këndshme, dhe se diskutimet për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë janë në rrugën e duhur.
Biseda e Trump me Zelenskyn vjen nëj ditë pasi presidenti i SHBA zhvilloi një bisedë telefonike me homologun rus, Vladimir Putin.
Postimi i Trump:
Sapo përfundova një telefonatë shumë të mirë me Presidentin Zelenskyy të Ukrainës. Ajo zgjati afërsisht një orë. Pjesa më e madhe e diskutimit u bazua në thirrjen e bërë dje me Presidentin Putin, në mënyrë që të përafronin Rusinë dhe Ukrainën për sa i përket kërkesave dhe nevojave të tyre. Ne jemi në rrugën e duhur dhe unë do t’i kërkoj Sekretarit të Shtetit Marco Rubio dhe Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare Michael Ëaltz, të japin një përshkrim të saktë të pikave të diskutuara. Kjo deklaratë do të publikohet së shpejti.
Kujtojmë që pak javë më parë gjatë vizitës së Zëlenskyt në SHBA pati një përplasje mes tij dhe presidentit Trump gjatë bisedës në zyrën Ovale, ku pjesë e debatit u bë dhe zv.presidenti JD Vance.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.