×
  • Lajme
  • Lajme / Nënkryetari

    Haziri: Nuk ka pakënaqësi e as zhvillime të jashtëzakonshme brenda LDK-së

    Reporteri
    19 Mars 2025 | 22:13
    Foto: Adriatik Jakupi, Reporteri

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka folur për pakënaqësitë e shfaqura pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në këtë parti.

    Ai tha se e vlerëson deklaratën e Avdullah Hotit por në LDK nuk ka pakënaqësi.

    “Ajo që z.Hoti e ka nxjerrë përmes një deklarimi në këto dy ditët e fundit është çështje që unë e vlerësojë si të tillë por angazhimi në këtë fazë të vlerësimit është brenda strukturës, është vetëm brenda strukturës dhe ka qenë qëndrim i përbashkët”, tha Haziri në RTV21.

    Ai thotë se LDK ka punuar shumë për diasporën e Kosovës në zgjedhje.

    “Është e vërtetë që në mërgatën tonë ne kemi punuar më shumë. Nuk po flas për një shqetësim të z.Hoti të cilin unë e respektoj edhe LDK-ja e respekton. Atë që unë e kam shtruar dhe z.Hoti në radhë të punës z.Abdixhiku e ka kërkuar që me qenë korrekt politikisht edhe me thanë që është kërkesa e z.Abdixhiku e tij që kryesia mu ulë edhe mi disku çështjet”, thekson Haziri.

    Haziri ka mohuar se ka zhvillime të jashtëzakonshme brenda LDK-së.

    ”Në fakt nuk do ta quaj as pa kënaqësi, as vlim as diçka të jashtëzakonshme brenda LDK-së. Ne kemi debatu kemi diskutu me brenda LDK-së për rezultatet e zgjedhjeve, numrat flasin”, tha Haziri.

    Ai tutje ka shtuar se “është në kulturën e LDK-së që këto çështje të diskutohen brenda LDK-së”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!