Ditën e enjtë edhe më tutje vijon mot i kthjellët dhe me diell. Erërat frynë të lehta nga perëndimi e veriperëndimi 1-4m/s. Temperaturat vazhdojnë me rritje deri në 13C e 15C, ato maksimale, e minimalet edhe më tutje zbresin në vlera negative, -4C e -2C.
Me kthjellime e diell parashihet moti edhe ditën e premtë. Më pas gjatë fundjave kalojnë më shpesh vransira, duke u dendësuar të dielen e të hënën, që japin mundësi për reshje të dobëta shiu. Temperaturat në trend gradual të rritjes deri në 17C e 18C, ato maksimale e minimalet rriten deri në 5C e 8C.
Nga dita e premtë erërat ndryshojnë kahjen në jugore e jugperëndimore e frynë të lehta dhe mesatare 3-8m/s, njofton Mendimi për Motin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.