×
  • Lajme
  • Lajme / Vizita zyrtare

    Presidenti i Letonisë viziton sot Kosovën, Osmani e pret në takim

    Reporteri
    20 Mars 2025 | 7:13

    Presidenti i Letonisë, Edgars Rinkēvičs, sot do të vizitojë Kosovën. Atë do ta presë në takim presidentja Vjosa Osmani.

    Takimi do të nisë në ora 13:00, ndërsa më pas do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.

    “Në orën 13:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs. Mediat do të mund të marrin pamje nga pritja dhe fillimi i takimit. Ndërkaq, pas takimit Presidentja Osmani dhe Presidenti Rinkēvičs do të mbajnë konferencë për media. Vendi: Kabineti i Presidentes. Mediat duhet të jenë prezente në Presidencë, në ora 12:30″, njofton presidenca./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!