×
  • Lajme
  • Shqipëria / Foto

    Vetura krejtësisht e shkrumbuar, pamje të tjera nga aksidenti në Shqipëri ku u dogjën katër të rinj – mes tyre dy vëllezër

    Reporteri
    20 Mars 2025 | 9:57

    Katër viktima është bilanci pas një aksidenti të ndodhur në Fushë Prezë të Shqipërisë. Një automjet dyshohet se është përplasur me një betoniere dhe më pas është përfshirë nga flakët. Për pasojë siç raportojnë mediat shqiptare humbën jetën dy vëllezërit Laçi dhe A.L i afërm i tyre nga Borizana Krujës si dhe E.K.

    Ndërkohë në polici është shoqëruar 24 vjeçari A.K, drejtuesi i betonieres me të cilën u përplas makina e viktimave përpara se të shpërthente në flakë.

    Shkaqet e aksidentit janë të paqarta, teksa policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet për këtë ngjarje të rëndë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!