×
  • Lajme
  • Lajme / KQZ

    Raportet financiare të partive politike: Mbi 2.3 milionë euro të hyrat e LVV-së gjatë vitit 2024

    Reporteri
    20 Mars 2025 | 11:10

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi raportet e paaudituara financiare të partive politike të vitit 2024.

    Këto raporte përfshijnë shpenzimet e ndryshme, si ato për blerje të mallrave, shpenzime logjistike, për marketing, qira e shpenzime të tjera, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    KQZ sqaron se duke pasur parasysh se ende nuk është bërë auditimi i këtyre raporteve, publikimi i tyre shoqërohet me tekstin sqarues.

    Lëvizja Vetëvendosje, gjatë vitit 2024 pasur të hyra në shumën prej 2 milionë e 337 mijë e 168 euro,  nga to  1 milion e 805 mijë e 296 euro  shpenzime.

    Prej tyre 163 mijë e 203 euro e 99 centë kanë shkuar për fushatë. 318  mijë e 858 euro LVV-ja i shpenzoi për reklama, reprezentacion dhe konferenca.

    Më 2024,  të hyrat e të Partisë Demokratike të Kosovës ishin 1,034,134, por shpenzimet gjatë vitit të kaluar i kishte 938,548.

    Të hyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës më 2024 ishin 643,047, ndërsa shpenzimet 594,398. Në vitin 2023 të hyrat i kishte 723,169 e shpenzimet 431,824.

    Gjithsej 325,058 ishin të hyrat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kjo parti për këtë vit shpenzoi 907 mijë e 796 euro. /Reporteri.net/

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!