×
  • Lajme
  • Lajme

    Djemtë rrahin nënat e tyre në Ferizaj dhe Pejë, i bëjnë për spital, arrestohen nga policia

    Reporteri
    20 Mars 2025 | 10:57

    Dy rrahje të nënave nga djemtë e tyre u evidentuan në raportin e Policisë së Kosovës. Njëri rast në komunën e Ferizajt dhe tjetri në komunën e Pejës.

    “Lëndim i lehtë trupor trupor dhunë në familje – Ferizaj 19.3.2025 – 16:00. Është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje në familje, është sulmuar fizikisht nga djali i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

    “Dhunë në familje – Pejë 19.3.2025 – 11:00. Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga djali i saj. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!