×
  • Lajme
  • Lajme / Zhvillimet në LDK

    Kica-Xhelili: Sulmet ndaj meje janë të drejtuara për shkak të qëndrimeve politike

    Reporteri
    20 Mars 2025 | 21:44

    Doarsa Kica-Xhelili, nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka komentuar deklarimin e Agim Veliut i cili ta thënë se udhëheqësia e LDK-së kishte keq renditur kandidatët ndërsa për Kica-Xhelilin ka deklaruar se ‘pak me grith/gërvish i del shenja e Vetëvendosjes’.

    Ajo ka thënë se ka dilema rreth komentimit apo jo të deklarimit të Veliut.

    ‘’Nuk e di në qoftë se zotëri Veliu ka personalisht përvojë me gërvishtje por unë nuk kam, madje madje mua më njohin si kogja libër të hapur që jam sikurse brenda sikurse jasht dhe shumë shpesh kritikohem që lehtësisht shprehi atë që e mendoj’’, ka thënë ajo në Dukagjini.

    Tutje ajo ka thënë se nuk kalkulon politikisht për atë që e thotë.

    Ajo ka thënë se ndien keqardhje për Veliun si figurë politike për të cilin thotë se nuk është ‘pa një atribut politik… e ta zgjedh këtë gjuhë, ti drejtohet një personi të LDK-së që s’ka qenë kurrë anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje’.

    Ajo ka thënë se sulmet ndaj saj janë që nga momentin i daljes në LDK dhe janë kryekëput të drejtuara për shkak të qëndrimeve politike.

    ‘’Sepse nuk mund ti bëshë një partie politike mbështetje fiktive duke shpresuar ndoshta që ne të mbështetemi nga eksponent të caktuar vetëm sepse mund të bëhemi me një parti politike më pas’’.

    Nënkryetarja e LDK-së tutje ka thënë se i qëndrojnë besnik qëndrimeve politike të parazgjedhjeve.

    Ajo ka falënderuar të gjithë votuesit e LDK-së duke thënë se ata besuan në një fushatë me plotë integritet.

    Ajo ka thënë se votuesit e LDK-së nuk kanë pranuar të bien preh e mllefit dhe urrejtjes.

    ‘’A është ky rezultat zgjedhor rezultati të cilin e kemi pritur, natyrisht që jo, sepse mendoj që kemi punuar shumë, kemi punuar fort e mbi të gjitha kemi punuar drejt që të arrijmë një rezultat tjetër’’.

    Ajo ka thënë se gjatë fushatës kanë pasur vlerësime që të punojnë të kundërtën dhe sondazhe që u kanë thënë të kundërtën.

    Tutje Kica-Xhelili ka thënë se sallat nuk i kanë mbushur duke bartur njerëz nga një qytet në tjetrin por sallat e tyre janë mbushur me njerëz që i kanë mbështetur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!