Të Premten në Kosovë pritet të mbajë mot i vërtetë pranveror me rritje të ndjeshme të temperaturave dhe rreze të shumta diellore, megjithatë mëngjesi do të jetë i ftohtë, vende-vende me ngrica. Temperaturat pritet të luhaten nga -2 minimalja deri në 18 gradë Celsius maksimalja.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi të Premten pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe stabil. Vranësira të pakta lokale priten në disa zona të caktuara, por në përgjithësi e Premtja do të jetë një ditë e ngrohtë pranverore, me temperatura maksimale deri në 19 apo 20 gradë Celsius.
Fundjava na sjellë ndryshim të motit, por mbetet relativisht ngrohtë, me rrymimet ajrore nga jugu. Përpos intervaleve kohore me diell priten vranësira të shpeshta dhe mundësi për ndonjë rigë lokale shiu. Reshjet do të jenë kalimtare dhe të karakterit lokal, por gjatë ditëve të ardhshme do të vijnë duke u shpeshtuar për shkak të ndikimeve më të forta të masave ajrore ciklonike./MeteoBallkan
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.