Dogana dhe policia e Kosovës në fshatin Komogllavë në magjistralen Viti-Ferizaj kanë kapur makina të rrojës dhe qethjes tek një 39 vjeçar.
I dyshuari i kishte kontrabanduar këto mjete nga Maqedonia e Veriut.
“Gjatë patrullimit në magjistralën Viti-Ferizaj, gjegjësishtë në fshatin Komogllavë, është ndaluar automjeti Opel vivaro me targa vendore te cilin e ngiste shtetasi Kosovar, mashkull, P.P i moshës 39 vjeçare dhe kishte të ngarkuara 472 copë Makina për qethje dhe rrojë, për të cilat personi ne fjalë nuk posedonte dokumentacion përkatës dhe të njëjtat i kishte sjellur rrugëve ilegale nga Republika e Maqedonisë Veriore”, njofton Dogana e Kosovës.
Vlera e përafërt e mallit është rrethë 5000 euro, kurse shmangjet nga taksat raportohet të jenë afro 1000 euro.
Rasti ka shkuar në procedurë të rregullt dhe është inicuar kundërvajtje doganore pran autoriteteve doganore. Malli dhe automjeti janë konfiskuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.