Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ndodhet në Kosovë për të pamet e babait të tij, që vdiq të dielën, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Ai ka vizituar varrin e babait të tij të ndjerë, në Burojë të Skenderajt.
Gazeta online Reporteri.net ka siguruar pamje nga momenti prekës kur Thaçi vendos një kurorë me lule tek varri i babait të ndjerë.
Thaçit nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait, ndonëse kishte bërë kërkesë për këtë.
Haxhi Thaçi, vdiq të dielën pas një sëmundje të rëndë, ndërsa u varros të martën në Burojë të Skenderajt.
Ai një kohë ishte i shtrirë në spital, për shkak të gjendjes së keqe shëndetësore.
Pak ditë para se ai t’i mbyllte sytë, atë në spital e vizitoi djali i tij, ish-presidenti Hashim Thaçi. Thaçi të enjten e kaluar qëndroi në Kosovë nën masa të rrepta sigurie, ndërsa babai i tij mbylli sytë tri ditë më pas.