×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Ditën e Ujit, gjysma e Prishtinës pa ujë

    Reporteri
    22 Mars 2025 | 12:56
    Ilustrim

    Gjysma e Prishtinës ka mbetur pa ujë të pijes qe gati dy ditë për shkak të një defekti, ka njoftuar Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.

    Pikërisht sot kur festohet Dita e Ujit në botë.

    “Muharrem Fejza”, “Holger Petersen”, “Rruga B”, “Ukshin Kovaqica”, “Jakov Xoxa”, “Ahmet Gashi”, “Muhamet Qami” dhe rrugët rreth “Mati 1” kanë mbetur pa ujë të pijes nga dita e djeshme.

    KRU “Prishtina”  përmes një njoftimi në Facebook ka njoftuar se ekipet janë duke u marrë me izolimin e defektit e më pas në rregullimin e tij.

    “Përderisa urbanizimi ka shënuar rritje, sidomos në zonat ku ju banoni, edhe mund të haset në probleme të tilla. Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit janë duke detektuar një zonë tejet të madhe. Një gjë e tillë nuk ka ndodh më përpara. Me shumë përkushtim, ekipet teknike po merren me problemin”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!