×
  • Lajme
  • Lajme / Marrëveshja trepalëshe

    Ish-zëdhënësi i NATO-s për bashkëpunimin ushtarak Kosovë-Kroaci-Shqipëri: Inkurajuese që po marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë e tyre

    Reporteri
    22 Mars 2025 | 16:55

    Ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea ka folur për  deklaratën e cila u nënshkrua disa ditë më parë në Tiranë nga ministrat e Mbrojtjes të Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë. Shea ka thënë se është domethënëse që vendet e tjera në rajon kanë treguar shpejt një interes për t`iu bashkuar marrëveshjes trepalëshe.

    “Të tre vendet e kanë bërë të qartë se marrëveshja e tyre e mbrojtjes nuk është e drejtuar kundër Beogradit, por është krijuar për të rritur bashkëpunimin mes tyre. Është domethënëse që vendet e tjera në rajon kanë treguar shpejt një interes për t’iu bashkuar marrëveshjes trepalëshe. Është inkurajuese që vendet e rajonit po marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë e tyre dhe e bëjnë këtë duke ndihmuar njëri-tjetrin”, tha Shea për RTK.

    Kosova, Shqipëria dhe Kroacia ditën e sotmee kanë publikuar tekstin e plotë të marrëveshjes për aleancë ushtarake, e cila u nënshkrua nga ministrat e Mbrojtjes të tri shteteve më 18 mars në Tiranë.

    Teksti i plotë, që përmban katër pika, u publikua për shkak të “interesit të madh publik”.

    Në një postim në Facebook sot nga Ministria e Mbrojtjes e Kosovës thuhet se këto tri shtet synojnë riafirmimin për të rritur sigurinë dhe stabilitetin në Evropën Juglindore dhe në rajonin Adriatiko-Jonian.

    Kosova, Shqipëria e Kroacia publikojnë tesktin e plotë të marrëveshjes ushtarake

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!