Biznesmeni Behgjet Pacolli, e ka akuzuar ministrin e Bujqësisë, Faton Peci për shpifje dhe gënjeshtra.
Pacolli në postimin e tij të bërë në Facebook, ka thënë se ministri Peci kishte deklaruar në dhjetëra emisione televizive se do të paraqitej një dëshmitar i cili, do ta denonconte biznesmenin për “vrasje të heronjve”.
Në reagimin e tij, Pacolli ka shkruar edhe se Kosova meriton ministra të përgjegjshëm.
Postimi:
Rreth fundit të vitit të kaluar, Faton Peci – përveç ofendimeve dhe shpifjeve që më bëri publikisht – në dhjetëra emisione televizive pati premtuar se shumë shpejt (madje duke e kufizuar këtë kohë në ditë) do të paraqitej një “dëshmitar” që do të më denonconte për “vrasje të heronjve”.
Që nga atëherë ka kaluar shumë kohë – jo vetëm ditë e javë, por disa muaj – dhe ky “dëshmitar i paralajmëruar” ende nuk është shfaqur. Nëse ky dëshmitar nuk është paraqitur deri më tani, atëherë me plot të drejtë mund të konkludojmë se Faton Peci edhe një herë tjetër ka shpifur dhe ka gënjyer, ashtu siç ka bërë edhe në raste të tjera.
Kosova meriton ministra të përgjegjshëm, jo shpifës dhe gënjeshtarë!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.