×
  • Lajme
  • Lajme / 3-vjetori i vdekjes

    Haradinaj përkujton Albrightin: Kujtojmë veprën e saj titanike për Kosovën e lirë dhe të pavarur

    Reporteri
    23 Mars 2025 | 19:05

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtur miken e madhe të Kosovës, Madeleine Albright në trevjetorin e vdekjes.

    Haradinaj ka shkruar në Facebook se vepra e Albright ishte titanike për Kosovën e lirë dhe Kosovën e pavarur, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i Haradinajt:

    Në 3 vjetorin e ndarjes nga jeta të mikes së Kosovës, Madeleine Albright, kujtojmë veprën e saj titanike për Kosovën e lirë dhe Kosovën e pavarur.

    Për aq sa të ketë Kosovë, e që do të ketë përjetë, aq do të jetë pjesë historisë edhe ish-Sekretarja e Shtetit, Albright, për të na kujtuar që historia e Kosovës së lirë fillon me USA dhe shtetësia e Kosovës mbetet me USA.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!