×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Bundestagu voton pro hapjes së negociatave me Shqipërinë

    Reporteri
    26 Shtator 2019 | 22:18

    Një debat për pak më shumë se gjysmë ore u dedikua sot pasdite propozimit të CDU-CSU dhe SPD për konsensusin e Bundestagut dhe qeverisë federale për mbështetjen e hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së veriut në BE.


    Deputetët gjerman kanë hedhur votën e tyre të fshehtë për rezolutën për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe vendimi ishte pro. Shqipërisë do t’i hapen negociatat.

    350 deputetë gjermanë votuan për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ndërsa 188 kundër.

    Këtë e konfirmoi edhe ambasadori Ligi Soreca në një status në Twitter, si dhe komisioneri Johannes Hahn, postimin e të cilit ka shpërndarë Soreca.

    “Bundestagu votoi në favor të hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe M.Veriut”, shkruan Soreca.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!