Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se javën e ardhshme do të jetë kryesisht me reshje shiu, shkruan Reporteri.net.
IHMK ka bërë të ditur se të hënën temperatura maksimale do të arrijë deri 19 gradë, kurse maksimalja më e ulët do të jetë ditën e premte vetëm 11 gradë.
Njoftimi i plotë:
E Hënë, 24. Mars 2025
Moti do të jetë i vranët dhe me intervale me diell.Vranesirat vende-vende mund te sjellin riga te dobeta shiu.Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3C deri në 6°C, ndërsa ato maksimale nga 16°C deri në 19°C. Do të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi 1-4 m/s.
E Martë, 25. Mars 2025
Parashikohet mot me diell dhe vranësira të shpërndara.Vranesirat mund te sjellin riga lokale shiu. Temperaturat minimale do të zbresin nga 4°C deri në 7°C, ndërsa maksimalet nga 15°C deri në 18°C. Era do të jetë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperendimit.
E Mërkurë, 26. Mars 2025
Do të mbajë mot i vranët dhe me kushte per riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 °C deri në 7°C, ndërsa maksimalet nga 13°C deri në 16°C. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga jugperendimi.
E Enjte, 27. Mars 2025
Moti parashikohet i vranët dhe me intervale me diell . Vende-vende parashihen kushte për riga shiu.Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3°C deri në 6°C, ndërsa ato maksimale nga 9°C deri në 13°C. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-11 m/s.
E Premte, 28. Mars 2025
Moti do të jetë i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3°C deri në 6C, ndërsa maksimalet nga 7°C deri në 11°C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë nga drejtimi i veriperendimit.