×
  • Lajme
  • Lajme / Foto

    Të shtëna me armë në Vushtrri, raportohet për një person të vrarë

    Reporteri
    23 Mars 2025 | 21:41

    Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur sonte në mbrëmje në qendër të Vushtrrisë.

    Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën për të kryer hetimet e nevojshme.

    Siç raportojnë mediat lokale, si pasojë e të shtënave një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur.

    Gazeta Online Reporteri.net ka kontaktuar me Policinë e Kosovës lidhur me këtë rast, mirëpo deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi nuk kemi marrë përgjigje.

    Më poshtë gjeni disa foto nga vendi i ngjarjes:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!