×
  • Lajme
  • Lajme / Deklarohet Prokuroria

    I dyshuari e pranon se ka vrarë 19-vjeçarin në Vushtrri

    Reporteri
    24 Mars 2025 | 10:28

    I dyshuari për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri ka pranuar se ka kryer veprën.

    Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.

    Preteni theksoi se i dyshuari B.D gjatë intervistimit ka pranuar veprën por që është ende herët për motin që ka çuar në vrasjen e të riut.

    “Gjatë intervistimit ai e ka pranuar se e ka kryer vrasjen. Hetimet po zhvillohen dhe është herët të flitet për motivet, tha Preteni për Reporteri.net.

    Një 19-vjeçar u vra mbrëmë në qytetin e Vushtrrisë nga një bashkëmoshatar i tij. Ngjarja e rëndë ndodhi në ora 20:35 në rrugën ” Galip Badivuku”.

    I vrarë mbeti 19-vjeçari me inicialet A.Z., kurse i dyshuari është poashtu 19-vjeçar me inicialet B.D.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar të dyshuarin, ndërsa atij i është bastisur edhe shtëpia ku i është gjetur edhe një armë e gjatë me pesë fishekë.

    “Dje rreth orës 20:35, policia ka pranuar informatën për të shtëna me arme zjarri në rrugën ‘Galip Badivuku ’ në Vushtrri. Nga hetimet e para nga vendi i ngjarjes, ishte bërë e ditur se një person i dyshuar kishte shtënë me armë në drejtim të viktimës A. Z., 19 vjeçar. VIktima është dërguar në Spitalin e Vushtrrisë ku nga autoritetet spitalore është konfirmuar se viktima ka ndruaj jetë. Me urdhër te Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”.

    “Nga hetimet e kryera në vendin e ngjarjes dhe ekzaminimet e kryera, hetuesit policor si prova materiale kanë gjetur dhe sekuestruar tri (3)gëzhoja. Hetuesit policorë kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin B. D., 19 vjeçar nga i cili është konfiskuar një armë pistoletë që dyshohet të jetë përdorur nga i dyshuari në kryerjen e veprës penale. Në shtëpinë e të dyshuarit është realizuar bastisje ku është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë e gjatë me pesë (5) fishek. Me aktvendin të porokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor”, thuhej mes tjerash në komunikatën e policisë.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!