×
  • Lajme
  • Lajme / Detaje

    Tragjedia në Vushtrri: Burri vrau viktimën grua, më pas qëlloi edhe veten

    Reporteri
    24 Mars 2025 | 17:01

    Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka dalë me detaje lidhur me ngjarjen tragjike që ndodhi sot në Stanoc të Vushtrrisë, ku kanë mbetur të vdekur dy persona, një grua dhe një burrë.

    Sipas Prokurorisë një burrë dyshohet se e ka vrarë një grua, e më pas e ka qëlluar edhe veten.

    Në vendngjarje, janë gjetur edhe disa gëzhoja.

    “Si pasojë e te shtënave dy persona kanë mbetur të vdekur në fshatin Stanoc të Vushtrrisë. Dyshohet se një burrë fillimisht e ka privuar nga jeta një grua, dhe pastaj ka bërë vetëvrasje. Në vendngjarje ka dalur prokurori kujdestar i PTH Mitrovicë. Në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja që dyshohet se janë përdorur në këtë krim. Janë duke u intervistuar dëshmitarë dhe në koordinim me policinë janë duke u hetuar të gjitha rrethanat që kanë quar në këtë ngjarje të rëndë”, kanë deklaruar nga Prokuroria./Reporteri.net

    E dhimbshme: Momenti kur burri i gruas së vrarë në Vushtrri arrinë në vendin e ngjarjes

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!