Një ngjarje e rëndë tronditi sot në mesditë Kosovën. Një burrë në fshatin Stanoc vrau punëtoren e tij e më pas edhe vetën.
Nga vendi i ngjarjes, familjari i viktimës, Rrahim Ajeti, ka dhënë detaje mbi rastin.
Sipas tij, dyshohet se vrasja ka ndodhur për shkak se viktima kishte ndërruar vendin e punës dhe nuk punonte më te i dyshuari.
“Nuk ka pasur ndonjë lidhje familjare. Ka qenë grua shembullore. Viktima dhe bashkëshorti i saj kanë punuar vite më parë te biznesi i të dyshuarit. Nuk janë burrë e grua. Rrethanat se si ka ardhur deri te vrasja nuk i dimë akoma. Por dyshohet se shkaku kryesor të jetë xhelozia se pse ka shkuar në një vend tjetër pune dhe e ka lënë tek unë”, deklaroi Ajeti para gazetarëve.
Autoritetet janë duke hetuar rastin për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.
“Para një kohe kanë qenë punëtore e këtyre me gjithë bashkëshortin por rrethanat se si kanë ardhë deri te vrasja nuk i dijmë as ne si familje. Kërkojmë mirëkuptimin e juaj që familjarët të mos shqetësohen. Gruaja ka qenë rreth të 40-ave, probleme nuk ka pasë. Dhashtë Zoti të jetë viktima e fundit. Sipas një informate xhelozia se përse ke shku te një tjetër vend me punue dhe jo te unë.”, ka thënë ai.
Prokuroria e ka konfirmuar se në Stanoc të Vushtrrisë, dyshohet se një burrë e ka privuar nga jeta një grua dhe pastaj ka bërë vetëvrasje.