×
  • Lajme
  • Lajme / Zëdhënësja e BE'së

    Hipper: Rruga drejt Bashkimit Evropian për Kosovën e Serbinë shkon nëpërmjet dialogut

    Reporteri
    24 Mars 2025 | 19:00

    Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Anitta Hipper, në konferencën e sotme, ka folur edhe rreth dialogut Kosovë-Serbi. Ajo ka thënë se rruga drejt BE’së për të dyja vendet duhet të shkojë nëpërmjet këtij procesi, shkruan Reporteri.net.

    Hipper ka deklaruar se BE-ja është e përkushtuar ndaj dialogut Kosovë – Serbi.

    “Ne po vazhdojmë angazhimin. Emisari i BE-së për dialogu Peter Sorensen po bën vizitën e parë në Beograd. Do të jetë nga sot deri të mërkurën në Beograd. Kur bëhet fjalë për dialogun, ne jemi të përkushtuar që të shohim që rruga drejt BE-së për të dyja palët të shkojë nëpërmjet dialogu të lehtësuar. Këtu jemi në këtë fazë”, ka deklaruar Hipper.

    Hipper është pyetur për bashkëpunimin mes BE-së dhe SHBA-së për çështjen e Ballkanit Perëndimor dhe për dialogun.

    “BE-ja bashkëpunon me gjithë partnerët, përfshirë SHBA-në”, ka deklaruar ajo.

    Hipper ka thënë se ka kontakt me administratën e re amerikane, por nuk ka dashur të hyjë në detaje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!