Anton Quni nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se janë befasuar me postimin e Avdullah Hotit ku kërkoi lidership të ri në LDK.
Quni tha se në mbledhjen e kryesisë, Hoti kishte vërejtje vetëm për votat e diasporës, por jo edhe për rezultatin e përgjithshëm.
Ai ka thënë se më mirë do të ishte që Hoti të shtronte çështjet në kryesi, sesa në publik.
“Hoti nuk ka shfaqur brenda kryesisë ndonjë pakënaqësi, ka pasur pakënaqësi në lidhje me votat nga diaspora. Lidhje me performancën e LDK-së, rezultatin e përgjithshëm, nuk ka pasur vërejtje të veçantë. Kur e kemi parë publikimin jemi befasuar, pse do të duhej të trajtohej në publik kur ka qenë mundësitë të trajtoheshin brenda kryesisë”, ka thënë Quni në T7.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.