×
  • Lajme
  • Lajme / Raporti i policisë

    Vrasje në tentativë në Prizren, arrestohet një person – i dyshuari tjetër në arrati

    Reporteri
    25 Mars 2025 | 9:20

    Një person është arrestuar në Prizren pasi me një tjetër të dyshuar kanë sulmuar një person.

    Sipas njoftimit, viktima është dërguar për trajtim mjekësor. Një nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa një tjetër është në arrati.

    Rasti është iniciuar si “vrasje në tentativë”.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në bashkëpunim me një të dyshuar tjetër i cili është në arrati, kanë sulmuar viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin policor. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!