×
  • Lajme
  • Lajme / FOTO

    Tre të lënduar në një aksident në Zajm të Klinës

    Reporteri
    25 Mars 2025 | 11:10

    Tre persona kanë marrë lëndime në një aksident në fshatin Zajm të Klinës.

    Në aksident sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi janë përfshirë tri vetura.

    “Tre persona janë lënduar në një aksident në fshatin Zajm. Të përfshirë në aksident kanë qenë tri vetura. Të lënduarit janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal. Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e Policisë dhe po merren me shikim e vendit të ngjarjes.”, ka thënë Gashi për Reporteri.net.

    Fotografitë janë publikuar nga mediumi lokal Klina.info.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!