Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, në një konferencë për media tha se në Koçan do të qëndrojë një ekip i kirurgëve plastik, që pacientët të mos vijnë në Shkup për të marrë shërbime, por të shkojnë mjekët atje.
Ai po ashtu, bëri me dije se disa pacientë që janë në shërim jashtë shtetit, janë në gjendje të vështirë, ku sipas tij, diku edhe po komplikohet situata.
“Një ekip prej kirurgëve plastik do të qëndroj në Koçan, ata veçmë kanë arrit atje që tu japin ndihmë profesionale kolegëve tanë të Spitalit të Përgjithshëm të Koçanit, që pacientët prej Koçanit mos të vijnë deri në Shkup, por ne të shkojmë atje dhe t’ju japim shërbime. Gjithashtu disa pacientë që janë në shërim jashtë shtetit, janë në gjendje të vështirë, diku edhe po komplikohet situata, por të shpresojmë se do të jepet maksimumi që të shpëtohet jeta e tyre”, deklaroi Arben Taravari, ministër i shëndetësisë.
Taravari gjithashtu njoftoi se disa shtete të Evropës janë të gatshëm të pranojnë disa pacientë që do të kenë nevojë për rehabilitim pak më të gjatë, që sipas tij shërimi i tyre do të zgjas ndoshta edhe me muaj./Alsat.mk/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.