×
  • Lajme
  • Lajme

    Mblidhet Prokuoria në Mitrovicë, trajtohen rastet e dhunës në familje

    Reporteri
    25 Mars 2025 | 14:37

    Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se kanë mbajtur një takim për trajtimin e rasteve të dhunës në familje ku kanë marrë pjesë U.D. i kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë Njazi Rexha, prokurorja – koordinatore për rastet e dhunës në familje Ajtene Zoni dhe stafi i Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave.

    “Ky takim u fokusua në adresimin e sfidave aktuale në hetimin dhe ndjekjen penale të rasteve të dhunës në familje, si dhe në përmirësimin e mbështetjes për rastet e viktimave të krimit përmes masave mbrojtëse dhe ndihmës së specializuar.”

    Pula ka theksuar rëndësinë e një qasjeje të unifikuar mes institucioneve për të garantuar trajtim të shpejtë dhe efikas të rasteve, duke siguruar mbrojtjen e viktimave dhe ndëshkimin e autorëve të dhunës.

    Koordinatori i Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave Burhan Maxhuni ka thënë se është e nevojshme mbështetja e vazhdueshme psiko-sociale dhe ligjore për viktimat e krimit dhe është i rëndësishëm zbatimi efektiv i masave mbrojtëse për të parandaluar rastet e përsëritura të dhunës.

    Kryeprokurori Rexha konfirmoi angazhimin e institucionit për trajtimin me prioritet të këtyre rasteve, duke theksuar rëndësinë e koordinimit mes prokurorisë, policisë dhe institucioneve mbështetëse për të siguruar një sistem më efikas dhe të drejtë për viktimat e dhunës në familje.

    “Në përfundim të takimit, palët u akorduan për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërmarrjen e hapave konkretë për forcimin e mekanizmave të mbrojtjes dhe ndëshkimit të dhunës në familje.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!