×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Zyrtarë amerikanë vizitojnë KEK-un: SHBA e ka ndihmuar Kosovën mbi 50 vjet në prodhimin e energjisë elektrike

    Reporteri
    25 Mars 2025 | 15:39

    Përfaqësues të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e kanë vizituar Korporatën Energjetike të Kosovës.

    Kjo është bërë e ditur nga një postim i bërë në faqen e ambasadës në rrjetin social ‘’X’’, ku është shtuar se përfaqësuesit e tyre janë takuar me stafin.

    Në postim nga ambasada thuhet se teknologjia amerikane ka ndihmuar në prodhimin e energjisë elektrike në Kosovë për mbi 50 vjet.

    “Dje përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane kanë vizituar Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), kanë vizituar objektin dhe janë takuar me stafin. Teknologjia amerikane ka ndihmuar prodhimin e energjisë elektrike në Kosovë për mbi 50 vjet përmes KEK-ut dhe do të vazhdojë të përmirësojë sigurinë energjetike të Kosovës në të ardhmen. Partner i Preferuar”, është thënë në postimin e ambasadës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!