×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    ATK: “Freelancer”, “influencer” dhe “out-source” të deklarojnë dhe paguajnë tatimet

    Reporteri
    26 Mars 2025 | 10:36

    Administrata Tatimore e Kosovës kërkon nga qytetarët të cilët ofrojnë shërbime si “freelancer”, “influencer” “out-source”, se janë të detyruar të deklarojnë dhe të paguajnë tatimet dhe kontributet pensionale, në përputhje me legjislacionin tatimor në fuqi.

    Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se aktivitetet e ATK-së, në vazhdimësi, do të përqendrohet pikërisht te personat, të cilët nuk i deklarojnë të ardhurat e realizuara dhe nuk paguajnë tatimet dhe kontributet pensionale.

    “Të gjithë personat të cilët krijojnë të ardhura në Kosovë dhe jashtë Kosovës nga aktiviteti i tyre si “freelancer”, “influencer” “out-source” etj., janë të obliguar të deklarojnë dhe paguajnë tatimet sipas rregullave mbi objektin e tatimit bazuar në legjislacionin tatimor të Kosovës në fuqi”.

    “Kur shërbimi si “freelancer”, “influencer” “out-source” etj., ofrohet si i punësuar, të ardhurat nga paga i nënshtrohen tatimit të mbajtur në burim nga punëdhënësi vendor, ndërsa nëse i punësuari gjendet në Kosovë dhe punëdhënësi jashtë Kosovës, atëherë personi përfitues obligohet që individualisht të bëjë pagesën e tatimit dhe kontributit pensional”, thuhet në njoftim.

    Ndër tjera thuhet se ATK-ja inkurajon të gjitha kategoritë e lartpërmendura që t’iu përgjigjen në mënyrë të saktë detyrimeve tatimore, në të kundërtën ATK-ja, do të detyrohet që të ndërmarrë masat ndëshkuese sipas legjislacionit tatimor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!