×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku ‘e kap kryet’ teksa dëgjon prenk-un në të cilin ra Kurti me komedianët rusë

    Reporteri
    26 Mars 2025 | 16:30

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas reaguar pas një video të publikuar ku Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po dyshohet se ka rënë pre e një “kamere të fshehur” të dy shakaxhinjve rusë të cilët iu prezantuan atij në emër të Presidenti të Letonisë.

    Abdixhiku ka publikuar një pjesë të bisedës, teksa duke e dëgjuar tund dhe kap kokën.

    Në pamjet, autenciteti i të cilave nuk është verifikuar ende, shihet kryeministri Albin Kurti derisa zhvillon bisedën me video-call me rusët, ndërkohë që kryeministri kosovar mendon se po flet me Presidentit letonez, Edgars Rinkēvičs.

    Gjatë bisedës së pretenduar, ata flasin edhe për tema sensitive.

    Pamjet tregojnë se video-call-i që rezulton “prank” u zhvillua në zyrën e Kurtit në Kryeministri.

    Reporteri.net ka provuar të marrë deklarim nga zyra e Kurtit, por deri në momentin e publikimit të artikullit nuk ka pasur reagim rreth saj.

    Kurti bie pre e prank-ut të dy rusëve, han foren se po flet me presidentin e Letonisë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!