×
  • Lajme
  • Lajme / Reagimi

    Njohja nga Kenia, Gërvalla s’e përmend fare Pacollin: Unë dhe Vjosa Osmani u takuam me ish-Presidentin e Kenias në 2021

    Reporteri
    26 Mars 2025 | 18:07

    Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla, ka reaguar në lidhje me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Kenias, duke e cilësuar të njëjtin si lajm të rëndësishëm.

    Ajo në reagimin e saj ka thënë se njohjen nga Kenia e ka parë, qysh nga takimi që ajo me presidenten Vjosa Osmani kanë zhvilluar me ish-Presidentin Uhuru Kenyatta, duke mos përmendur fare ish-presidentin, Behgjet Pacolli, i cili e pranoi njohjen.

    Gërvalla ka deklaruar edhe se presin ndërtimin e marrëdhënieve të mirëfillta diplomatike me Kenian.

    Postimi:

    Mirëpresim vendimin e Republikës së Kenias për të njohur zyrtarisht Republikën e Kosovës, një lajm i rëndësishëm që thekson përparimin dhe forcimin e pozitës sonë në skenën ndërkombëtare dhe në kontinentin afrikan. 🇽🇰🤝🇰🇪

    Nga takimi i parë që kemi pasur në vitin 2021 bashkë me Presidenten Vjosa Osmani me ish-Presidentin Uhuru Kenyatta, kemi parë rrugën graduale drejt njohjes reciproke.

    Mezi presim ndërtimin e marrëdhënieve të mirëfillta diplomatike me Republikën e Kenias dhe fillimin e bashkëpunimit mes dy shteteve tona në fusha të ndryshme.

    Ndryshe nga Gërvalla, Osmani ka falënderuar edhe Pacollin për kontributin e tij në këtë proces.

    “Një mirënjohje e veçantë shkon për të gjithë ata që kontribuuan në këtë proces. Falënderim të veçantë për angazhimin e vazhdueshëm të ish-Presidentit dhe ish-ministrit të punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli”, tha Osmani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!