Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka gjetur një armë e tipit, Zolla M-80, 64 mm, e prodhim serb, në fshatin Banjskë të Zveçanit.
Arma është sekuestruar dhe Policia po vazhdon hetimet, shkruan Reporteri.net.
“Me datë 26.03.2025, rreth orës 15:05, njësitë policore përmes rrugëve operative, kanë arritur të gjejnë në malet e fshatit Banjskë të Zveqanit një armë e llojit Zolla M-80, 64 mm, e prodhim serb.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, përfshirë edhe njësinë e specializuar për trajtimin e mjeteve eksplozive. Arma është sekuestruar si dëshmi materiale, ndërsa hetimet për këtë rast po vazhdojnë.”, ka njoftuar Policia.
Në njoftimin e Policisë është thënë se të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur Prokurorit të Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit ‘’Mbajtja në pronësi, kontrollë ose posedim i pa autorizuar të armëve’’.
“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë publike dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë duke raportuar çdo informacion të dyshimtë përmes linjave zyrtare të komunikimit.”, thuhet tutje në njoftim.