×
  • Lajme
  • Lajme

    Mashtrimi i Kurtit nga komedianët rusë, Kica-Xhelili: E paskam pas gabim, diplomacia s’paska qenë inekzistente por e neveritshme

    Reporteri
    26 Mars 2025 | 20:08

    “Jo inekzistente, por e neveritshme”.

    Kështu u shpreh rreth diplomacisë së vendit, Doarsa Kica-Xhelili, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, referuar mashtrimit të rëndë ku ra pre kryeministri i vendit, Albin Kurti, nga dy rusët që iu paraqitën si presidenti letonez.

    “Mendoja që diplomacia e Kurtit është inekzistente. Paskam qenë gabim! Qenka e neveritshme!”, shkroi ajo.

    Postimi i plotë:

    Po e anashkaloj një moment turpin e vet “prank”-ut.

    Dmth kryeministri ynë, i tregon CILITDO kryeministër a president të huaj, ÇKADO që e pyesin.

    Fillon t’i shaj oponentët; shan bizneset, mediat, eksponentë të SHBA-së, politikat e SHBA-së, armatimin e çka jo tjetër.

    Mendoja që diplomacia e Kurtit është inekzistente. Paskam qenë gabim!

    Qenka e neveritshme!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!