Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Prizren, pasi që të njëjtit dyshohen që kanë kryer veprën penale të “fajdes” gjatë periudhës shkurt 2021.
Arrestimi i tyre ka ndodhur dje. Policia njofton se të dyshuarit në vazhdimësi kanë ushtruar presion ndaj viktimës me qëllim të marrjes së interesit nga fajdeja duke e detyruar të veprojë në dëm të pasurisë së tij.
“Nga njësitë relevante policore me datën 26.03.2025 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale Fajde ndaj viktimës mashkull kosovar. Të dyshuarit në vazhdimësi kanë ushtruar presion ndaj viktimës me qëllim të marrjes së interesit nga fajdeja duke e detyruar atë të veproj në dëm të pasurisë së tij dhe duke i shkaktuar dëme materiale”, ka njoftuar policia.
Gjatë kontrollit në shtëpitë e dyshuarve dhe një veture të tyre janë gjetur dhe sekuestruar: një pistoletë me 13 fishek, një pushkë ajrore, 42 copë fishek cal. 9×19 mm, një fishek cal. i panjohur dhe dy automjete.
Dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.