Policia në Ferizaj ka gjobitur një shofer për tejkalim në vijë të plotë në magjistralen Ferizaj-Shtime, saktësisht në fshatin Koshare, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
26-vjeçarit iu shqiptua gjobë prej 200 euro, dy pikë negative dhe i është marrë leja për tre muaj.
Komunikata e plotë:
Një shofer në Ferizaj ndëshkohet për tejkalim në vijë të plotë
Policia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, me datën 26.03.2025, ka pranuar një video nga një qytetar, ku shihet një veturë SEAT LEON me targa vendore që kryen tejkalim në vijë të plotë në rrugën magjistrale Ferizaj-Shtime, saktësisht në fshatin Koshare.
Pas identifikimit, shoferi Sh.A,(26 vjeç) u ftua në stacionin e policisë në Ferizaj dhe iu shqiptua një gjobë prej 200 euro, 2 pikë negative dhe masa e pezullimit të patentë-shoferit për 3 muaj.
Policia apelon te të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut.
Për çdo kundërvajtje, qytetarët mund të njoftojnë policinë përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose në numrat e kujdestarisë: 192, 0290/326-250, 0290/322-406.
Të dhënat do të ruhen me konfidencialitet të plotë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.