×
  • Lajme
  • Lajme / Falja e namazit e pritja

    BIK del me njoftim për ditën e parë të Fitër Bajramit

    Reporteri
    27 Mars 2025 | 14:23

    Bashkësia Islame e Kosovës ka dalë me njoftim lidhur me ditën e parë të Fitër Bajramit që është më 30 mars.

    Në njoftimin e BIK bëhet me dije se manifestimi qendror për festën e Fitër Bajramit mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, shkruan Reporteri.net.

    “Manifestimi fillon në orën 05:41, me faljen e namazit të sabahut, të cilit do t’i prijë Hetem ef. Sopjani, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga Agim ef. Hyseni – anëtar i Kryesisë së BI-së së Kosovës. Namazi i Fitër Bajramit falet në orën 06:59 minuta, të cilit do t’i prijë Vedat ef. Sahiti – kryeimami i BIK-ut.  Hytben e Fitër Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili do t’u drejtohet opinionit të gjerë me mesazh për këtë festë”, thuhet në njoftim.

    Tutje bëhet me dije se Kryesia e BIK-ut, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.

    “Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ua uron festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona”, përfundon njoftimi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!