×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, dy persona të lënduar

    Reporteri
    27 Mars 2025 | 15:41
    Foto ilustrim

    Një aksident trafiku ka ndodhur sot mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Podujevë.

    Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar dy persona.

    “Sot rreth orës 12:00, në rrugën Prishtinë -Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti për Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!