Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka njoftuar se ka dorëzuar dorëheqjen nga kjo pozitë, për të marrë detyrën e deputetit të Kuvendit të Kosovës, shkruan Reporteri.net.
Në njoftimin e tij, Zogaj ka thënë se Prishtina do të mbetet gjithmonë në zemrën e tij.
“I jam pafundësisht mirënjohës ekipit me të cilin ndamë çdo sfidë dhe çdo sukses gjatë këtyre tri viteve. Bashkë kemi punuar me zemër, për Prishtinën që e duam të gjithë. Faleminderit Kryetarit Përparim Rama për besimin dhe bashkëpunimin. Nje falenderim i vecantë për Kryetarin Lumir Abdixhiku dhe gjithë ekipin e LDK-së. Faleminderit qytetarëve të Prishtinës që më kanë mbështetur në çdo hap.
Dorëheqja ime vjen si rezultat i zgjedhjes sime si Deputet në Kuvendin e Kosovës – një përgjegjësi e madhe që e pranoj me përulësi e përkushtim të plotë. Besimi i qytetarëve është shtysa ime më e madhe për të vazhduar punën në një nivel tjetër, tash për të gjithë Kosovën”, ka shkruar Zogaj.
Prishtina do të mbetet gjithmonë në zemrën time. Kjo nuk është një lamtumirë – është vetëm një kthesë e re në rrugën e shërbimit publik.