Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ai i Lipjanit, Imri Ahmeti dhe Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, të cilët në zgjedhjet e 9 shkurtit kanë fituar votat për t’u bërë deputet, kanë hequr dorë nga marrja e mandatit të deputetit.
Në mbledhjen e KQZ’së u bë me dije se Muhaxheri do të zëvendësohet me Arben Gashin, e Ahmeti me Paris Gurin. Ndërkohë Bedri Hamza do të zëvendësohet me Rashit Qalajn, shkruan Reporteri.net.
Kryetari I KQZ’së, Kreshnik Radoniqi, bëri me dije se Muhaxheri e Ahmeti, kanë dorëzuar dorëheqjet më 17 mars, e Hamza sot.
Pas këtyre zëvendësimeve, KQZ pritet t’i cetifikojë rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurti./Reporteri.net