×
  • Lajme
  • Lajme

    Arben Gashi: Qeveria nuk do ta zbatojë ligjin që e ka bërë vetë

    Reporteri
    27 Mars 2025 | 22:25

    Ish-shefi i grupit parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti dhe ministrat e qeverisë së tij nuk kanë pranuar të ofrojnë dorëheqje ashtu siç e kërkon ligji.

    Gashi ka thënë se Qeveria Kurti nuk është duke dashur ta zbatojë ligjin që e ka bërë vetë.

    “Kur nuk pranon debat e as propozime, ndodh kjo! E bënë vetë ligjin për qeverinë, u mburrën me të, nuk pranuan as komentet e as amendamentet. Tani vetë nuk duan ta zbatojnë! Në fakt, siç e kanë bërë atë ligj, më së paku është budallaki – nuk ka as logjikë kushtetuese, as institucionale që kryeministri e ministrat të japin dorëheqje. Gjatë ditës së sontme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit”, ka shkruar Gashi në Facebook.

    KQZ-ja ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve parlamentare sot, ndërsa anëtarët e Qeverisë nuk kanë ofruar dorëheqjet.

    Vetë Kurti përmes një reagimi ka deklaruar se ai dhe anëtarët e tjerë të Qeverisë do të vazhdojnë të mbesin “kujdestarë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!