Policia e Kosovës ka nisur hetimet mbi vdekjen e një shtetasi të huaj në Prishtinë. Ai u gjet mbrëmë i vdekur në rrugën “Fehmi Agani”, shkruan Reporteri.net.
Në raportin 24 orësh bëhet me dije se trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“HETIM MBI VDEKJEN – Rr. “Fehmi Agani”, Prishtinë / 27.03.2025 – 21:37. Është raportuar se viktima mashkull shtetas i huaj është gjetur pa shenja jete. Lidhur me rastin njësitë relevante policore dhe ekipi i emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport./Reporteri.net