×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Kelmendi në takim me Kryeprokurorët kërkon efikasitet në trajtimin e kallëzimeve penale

    Reporteri
    28 Mars 2025 | 15:16

    Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka mbajtur sot takimin e radhës të kolegjiumit me kryeprokurorët dhe përfaqësuesit e prokurorive dhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

    Në këtë takim, Kelmendi ka kërkuar efikasitet në trajtimin e kallëzimeve penale, shkruan Reporteri.net.

    “Takimi u përqendrua në diskutimin e çështjeve të rëndësishme profesionale, ku ndër më kryesorët ishin: trajtimi dhe ecuria e procedimit të kallëzimeve penale brenda afateve ligjore – veçanërisht atyre me kryerës të panjohur, angazhimi i prokurorëve të shtetit në shkatërrimin e narkotikëve të konfiskuar në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale dhe avancimi i përdorimit të Sistemit të Menaxhimit Informativ të Lëndëve (SMIL) nga ana e kryeprokurorëve dhe prokurorëve.

    Në frymën e këtij diskutimi, U.D. Kryeprokurori i Shtetit theksoi rëndësinë e ngritjes së efikasitetit dhe efektivitetit në punën e prokurorive dhe kërkoi nga të gjithë kryeprokurorët të vazhdojnë përpjekjet e tyre në përmbushjen e këtyre qëllimeve institucionale”, thuhet në njoftim./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!